Alban Xhaferi: Vllaznia nuk është dele, Shkodra ka luftuar kundër sistemeve dhe pushtuesve

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, zhvilloi sot një takim me stafin e ekipit të parë, akademisë dhe tifozët, ku u diskutua ngjarja e ndodhur gjatë ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar situatës, kreu i klubit shkodran deklaroi se askush nuk mund ta përqeshë Vllazninë apo Shkodrën. Sipas tij, qyteti ka një histori të gjatë përballjeje me sistemet dhe pushtuesit, ndaj është shumë më i madh nga sa mund ta mendojnë disa njerëz.

“Ne jemi Vllaznia dhe nuk jemi dele. Askush nuk mund të tallet me ne, me Vllazninë apo me Shkodrën. Nuk ekziston mundësia që dikush të tallet me qytetin. Shkodra ka luftuar kundër pushtuesve dhe është shumë më e madhe nga sa mund ta imagjinojnë njerëzit”, u shpreh Xhaferi.

Ai kritikoi gjithashtu përfaqësuesit e federatës që, sipas tij, marrin pjesë në ndeshje si delegatë dhe më pas dalin në media si analistë.

“Edhe përfaqësues të federatës, njerëz që punojnë aty, dalin në media dhe marrin rolin e analistit. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Të vjen në federatë, të vjen për ndeshjen si delegat dhe në mbrëmje e shikon duke analizuar po atë ndeshje. Nuk e kuptoj. Nuk kanë mbetur më figura sportive”, deklaroi presidenti i Vllaznisë.


Shtuar 31.08.2026 13:46

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis