Alarmohet Gjermania, ISIS pas Champions Ligës kërcënon edhe Euro 2024

ISIS nuk ka ndërmend të ndalet. Pasi kërcënuan 3 qytetet ku do të zhvilloheshin ndeshjet e Champions, tashmë në shënjestër ka rënë Gjermania.

Siç dihet në Gjermani do të zhvillohet “Euro 2024”, ku kombëtaret e kualifikuara do të luftojnë mes tyre për trofeun e europianit.

Së fundi sipas mediave gjermane bëhet me dije se futbolli po kërcënohet sëriozisht nga Shteti Islamik i ISIS.

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale, ngre akoma më shumë dyshimet për sulme terroriste gjatë Euro 2024, një eveniment ku mbledh me miliona njerëz nga e gjithë bota.

Në postim shikohet një terrorist me armë në metro me titullin “Thirrja e fundit para daljes!”.

Të vënë në dijeni të kësaj situate, Gjermani ka nisur menjëherë të marrë masa dhe të punojë intesivisht për të ndaluar çdo sulm të mundshëm.


Shtuar 12.04.2024 15:40