Alaba, është zgjedhur futbollisti austriak i vitit për të tetën herë

Lojtari i Real Madridit, David Alaba , është zgjedhur për të tetën herë Futbollisti i Vitit në Austri nga trajnerët e klubeve të Bundesligës në vend.

Është një çmim tepër i bukur, unë jam shumë mirënjohës për të”, tha Alaba për agjencinë austriake APA , e cila organizon çmimin.

Për mbrojtësin 29-vjeçar, 2021 “ka qenë një vit shumë i veçantë, i bukur dhe emocional, sepse pranova një sfidë të re pas 13 vitesh dhe shkova nga FC Bayern në Real Madrid . Ishte një hap i madh për mua si person. edhe jashtë fushës”.

Këto deklarata lojtari i bëri nga shtëpia e tij në Madrid , ku ndodhet i izoluar pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus dje, të martën.

Është hera e dytë që ai është infektuar me SARS-CoV-2 në më pak se pesë muaj, pasi më 28 korrik të kaluar ai doli pozitiv gjatë parasezonit të Real Madridit.

Falënderimet e mia për të gjithë ata që kanë votuar për mua, por edhe për shokët dhe trajnerët e mi që kanë kontribuar në pranimin tim të këtij çmimi. Është me vlerë të madhe për mua”, tha ai.

Alaba është lojtari austriak që është zgjedhur më së shumti Futbollisti i Vitit në Austri , ndërsa kjo është hera e parë që njihet si lojtar i Real Madridit .

Në vitin 2021 u shpall kampion me FC Bayern , trofeu i tij i 27-të dhe i fundit me skuadrën e Mynihut përpara se të kalonte te Reali , ku u bë menjëherë protagonist i mbrojtjes.

Shtatë nga dymbëdhjetë trajnerët në ligën austriake votuan Alaba si lojtarin më të mirë austriak. /albeu.com


Shtuar 22.12.2021 09:26