Al Nassr po punon për një propozim të ri kontrate për Cristiano Ronaldon, me synimin për ta mbajtur yllin portugez përtej marrëveshjes aktuale.
Klubi saudit shpreson të paraqesë planet e tij shumë shpejt dhe të marrë një përgjigje të menjëhershme, shkruan gazetari i njohur Fabrizio Romano.
“Al Nassr është gati t’i prezantojë Cristianos projektin e tyre të ri dhe po shpreson të arrijë një marrëveshje të re për të vazhduar bashkëpunimin. Klubi po përgatit disa ndryshime të rëndësishme për të bindur Ronaldon dhe për të finalizuar rinovimin e kontratës”, shkruan Romano.
🚨 Al Nassr are set to present their plan to Cristiano Ronaldo hoping to get new deal sorted.
The club’s preparing changes to get Cristiano’s green light… and sign new contract to continue at Al Nassr.
Luis Diaz, David Hancko, world class midfielder and more targets have been… pic.twitter.com/FRq6rUD2P8
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 2, 2025
Përveç rinovimit të Ronaldos, Al Nassr ka vënë në shënjestër disa përforcime për afatin kalimtar të verës. Sulmuesi kolumbian i Liverpoolit, Luis Diaz, dhe mbrojtësi sllovak i Feyenoordit, David Hancko, janë mes objektivave të klubit për të forcuar skuadrën.
Al Nassr po synon të mbyllë shpejt negociatat me Ronaldon, përpara se të përqendrohet te afrimi i lojtarëve të rinj për sezonin e ardhshëm.