Ndërsa u prezantua në fillim të javës para publikut të tij të ri, sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në fushë me fanellën e Al Nassr-it së shpejti, sipas informacioneve të fundit nga AFP.
Ai ende nuk është regjistruar në listën e klubit kryeqytetas. Arsyeja ? Numri i vendeve të lojtarëve të huaj, tashmë është i zënë për momentin.
“Al Nassr nuk e ka regjistruar ende sepse nuk ka vend të lirë për një lojtar të huaj”, tha një zyrtar i klubit për agjencinë e lajmeve. Një lojtar i huaj duhet të largohet për t’u regjistruar Ronaldo, qoftë përmes një transferimi ose përfundimi të kontratës me pëlqim reciprok. Negociatat janë duke u zhvilluar për shitjen e njërit prej lojtarëve. Shtypi saudit flet për negociata për t’u ndarë nga Jaloliddin Masharipov për të liruar një vend për CR7. /G.D albeu.com/