Al Ittihad kërkon De Bruyne, City synon Eze

Al Ittihad është në kërkim të një tjetër ylli të Premier League dhe këtë herë në shënjestër është Kevin De Bruyne, mesfushori belg i Manchester City.

Sipas raportimeve nga “Mail Sport”, tridhjetë e tre vjeçari ka rënë dakord për kushtet personale me klubin saudit, duke bërë kështu një histori të madhe nëse ky transferim realizohet.

Ndërkohë, “The Daily Mirror” në Angli raporton se Manchester City po shqyrton një lëvizje të mundshme për yllin e Crystal Palace, Eberechi Eze. Ky interesim vjen si rezultat i mundësisë së largimit të De Bruyne në Arabinë Saudite.


Shtuar 23.07.2024 15:18