Al-Hilal po përgatitet për një tjetër goditje spektakolare në merkato. Gazetari Sacha Tavolieri raporton se skuadra nga Arabia Saudite ka filluar diskutimet paraprake me agjentët e Harry Kane, duke synuar një kalim të mundshëm të sulmuesit gjatë verës.
Të lidhura
None found
Burimet tregojnë se bisedimet janë ende në një stad fillestar dhe kapiteni i kombëtares angleze nuk ka marrë asnjë vendim përfundimtar për hapat e ardhshëm të karrierës së tij.
Përpara se të shqyrtojë mundësinë e largimit nga Bayern Munich, Kane synon të kuptojë qartë projektin sportiv të Al-Hilal dhe parametrat financiarë që klubi është gati t’i ofrojë.
Deri tani, nuk ka patur asnjë komunikim zyrtar midis dy klubeve. Megjithatë, dinamika mund të evoluojë me shpejtësi për shkak të një klauzole lirimi prej 65 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e lojtarit me kampionët bavarez, e cila bëhet aktive në sezonin e tretë të marrëveshjes.
Në momentin që Al-Hilal vendos të paguajë këtë shumë dhe të gjejë akordin me Kane për pagën dhe kushtet personale, Bayern Munichut do t’i hiqet çdo e drejtë për të ndaluar operacionin.
Sipas të njëjtit raport, negociatat pritet të marrin hov në ditët në vazhdim, me kusht që oferta zyrtare saudite të bindë sulmuesin dhe rrethin e tij të ngushtë.
Transferuar nga Tottenhami në vitin 2023, Kane është shndërruar shpejt në një nga goleadorët më të rrezikshëm të futbollit europian, duke mbetur një objektiv i përhershëm i klubeve me fuqinë më të madhe financiare në botë.
