“Ai është bir b*shtre”, Figo thyen heshtjen: Perez më kërkoi falje, është çështje e mbyllur

Luis Figo ka thënë se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka kërkuar falje atij për kritikat e ashpra që ia kishte bërë në një audio të publikuar së fundmi në mediaspanjolle.

Figo ishte në mesin e shumë legjendave të Real Madridit që u kritikuan dhe fyen nga presidenti Perez në një varg audio-incizimesh të publikuara këtë muaj nga gazeta El Confidencial.

Në një audio nga viti 2006, Perezi kishte thënë për ish-yllin portugez: “Figo është ai që e shkatërron zhveshtoren. Ai është bir bushtre sikurse Rauli. Dy më të këqijtë janë Figo dhe Rauli”.

Figo nuk ishte caku i vetëm i kritikave fyerjeve të tilla të Perezit, pasi në audio-incizime përmendeshin edhe emra të mëdhenj si Iker Casillas, Raul Gonzales, Vincente del Bostuqe, Jose Mourinho dhe Cristiano Ronaldo.

Por Figo, duke folur të martën pas ndeshjes mes legjendave të Real Madridit dhe legjendave të Barcelonës, tha se ka folur me Perezin dhe janë sqaruar.

“Mendoj se në biseda private mund të thuash gjëra që nxirren nga konteksti”, tha Figo.

“Unë e pata mundësinë të flas me të (pas publikimit të audiove) dhe ai më kërkoi falje, prandaj kjo është çështje e mbyllur tash”, shtoi ai.

Figo iu bashkua Real Madridit në vitin 2000 nga rivali i përbetuar Barcelona, duke shkaktuar polemika të mëdha dhe duke e nxitur incidentin e famshëm me kokën e derrit.

Ai i kishte kaluar pesë vjet në Barcelonë paraprakisht. Figo i kaloi pesë vjet të tjera në Real dhe pastaj iu bashkua Interit, para se të pensionohej më 2009.


Shtuar 21.07.2021 13:09