Kun Aguero e ka nisur keq te Barcelona pasi pësoi një dëmtim dhe ende nuk ka zbritur në fushë.
Ai po rikuprohet nga dëmtimi dhe pret të jetë nën urdhërat e Koeman, ndërsa foli rreth ambientimit te Barcelona.
“Te Manchester City shkonim në stërvitje të paktën 1 orë e gjysmë më herët. Këtu është ndryshe. Lojtarët vijnë rreth gjysmë ore më herët. Unë kam vendosur që të vijë rreth 1 orë më herët dhe të bëj përgatitje fizike apo diçka tjetër. Por edhe atëherë kur vi dritat janë fikur” deklaroi Aguero. /albeu.com/