Aguero merr vendimin për të ardhmen e tij

Lajmi i bujshëm që vjen nga El Periodico . Sergio Aguero do të shpallë vendimin e tij për t’u tërhequr të mërkurën.

Argjentinasi e ka pranuar se nuk mund të vazhdojë të luajë më në nivele të larta pasi u ndalua për një aritmi kardiake gjatë ndeshjes kundër Alavés më 30 tetor. Diagnoza e parë kishte parashikuar një ndalesë tre mujore për Agueron edhe pse prej disa javësh po qarkullonte gjithnjë e më këmbëngulës thashethemet për një lamtumirë të parakohshme me futbollin.

33-vjeçari iu bashkua Barcelonës në verë pas 10 vitesh në Manchester City, në të cilën ai fitoi 15 tituj, si dhe një golashënues më i mirë dhe vendosi disa rekorde./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.12.2021 10:47