Pritej vetëm zyrtarizimi që tashmë vjen duke gëzuar tifozët e Barcelonës anembanë globit. Kun Aguero është zyrtarisht një lojtar i klubit katalanas që njoftoi se ka nënshkruar me sulmuesin argjentinas për 2 sezone deri në vitin 2023.
Kur në fakt pritej që goditja e pare të ishte Eric Garcia, Barcelona nxitoi të njoftonte goditjen e madhe në sulm me ish bomberin e Man. City. Nga këta të fundit Aguero u largua me parameter zero dhe vjen në “Camp Nou” me stofin e kampionit dhe të bomberit që do të bindë Lionel Messin të qëndrojë me Barcelonën.
Aguero menjëherë pas humbjes në finalen e Champions League me Man. City fluturoi në Barcelonë për vizitat mjekësore dhe prej dy ditësh ishte atje dhe në fakt pritej që në Korrik ai të bëhej zyrtarisht lojtar i Barcelonës.
Tani radha për t’u zyrtarizuar është e mbrojtësit Eric Garcia i cili ashtu si Aguero do të vijë si një lojtar i ri pas largimit nga Man. City me përfundimin e kontratës.
View this post on Instagram