Rodri ka zgjedhur Barcelonën përpara Real Madridit, siç ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i tij, Barquero.
Sipas El Larguero, agjenti bëri të ditur se 30-vjeçari e komunikoi vendimin e tij te Real Madridi në shenjë respekti ndaj klubit.
Të lidhura
None found
“Nga respekti për Real Madridin, pasi ata kanë qenë klas, Rodri i informoi ata se vendimi i tij është t’i bashkohet Barcelonës”, ka thënë Barquero.
Ndërkohë, Barcelona dhe përfaqësuesit e mesfushorit spanjoll kanë gjetur dakordim të plotë për kushtet personale, pas propozimit të kontratës të paraqitur nga klubi katalunas.
Tashmë vëmendja e Barcelonës do të kalojë te bisedimet me Manchester Cityn, me synimin që palët të pajtohen për tarifën e transferimit dhe marrëveshja të mbyllet sa më shpejt.
Vlera e këtij transferimi mund të jetë rreth 60 milionë euro.
