Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, Juventusi do të zhvillojë bisedime me agjentin e Cristiano Ronaldos këtë javë.
Jorge Mendes do të jetë në Torino për bisedime, me raportet e fundit që sugjerojnë se superylli portugez i cili ka qenë i lidhur me Paris Saint-Germain – mund të zgjasë kontratën deri në vitin 2022.
Përveç PSG-së, Ronaldo është lidhur edhe me një rikthim te Real Madridi e po ashtu edhe te Manchester United.