Agjenti i Lautaros: Zero mundësi largimi nga Interi

Emri i Lautaro Martinez është përfolur së fundmi  për një largim të mundshëm nga Interi në fundin e këtij sezoni.

Një periudhë krize goli, të cilën e theu ndeshjen e kaluar duke shënuar 3 të tillë, nxiti thashetheme se ky do të ishte sezoni i tij i fundit në Milano.

Për këtë ka folur vetë agjenti i lojtari, i cili i mohon kategorikisht një gjë të tillë.

“Lautaro mbetet te Interi, ka një kontratë 5-vjeçare, si tifoz i Interit. Nuk ka asnjë mundësi që të largohet”. Kështu agjenti i sulmuesit argjentinas, Alejandro Camano, për Calciomercato.it. /albeu.com


Shtuar 5.03.2022 22:24