Gjatë një intervsite për “Radio La Red”, agjenti i Lautaro Martinez, Alejandro Camano ka zbuluar se sulmuesi i Interit dhe Argjentinës ka luajtur në Kupën e Botës me një shqetësim në kyçin e këmbës.
“Ai e ka nisur Kupën e Botës me një dhimbje në kyçin e këmbës, dhimbje shumë të forta. Por, në asnjë çast ai nuk është dorëzuar pasi ky turne ka shumë rëndësi për të. Ai nuk ka dashur të tregojë për këtë gjë, por tani është më mirë. Është futur në fushë me dhimbje dhe nuk ka pranuar të rrijë në stol. Scaloni ka dashur ta aktivizojë pak minuta pasi nuk dëshiron të rrezikojë shënuesin më të mirë të kombëtares së tij, por Lautaro nuk ka dashur në fillim.
Golat e anulluar gjatë ndeshjes kundër Arabisë Saudite kanë qenë të vështira për të, por ai ka një karakter të fortë dhe ka mundur ta mposhtë psikologjikisht këtë gjë”, është shprehur agjenti i Lautaros./h.ll/albeu.com