Afrika e Jugut ka fituar ndaj Kongos vetëm pas penalltive në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola dhe skuadrat shkuan menjëherë në penallti, pa u luajtur vazhdimet.
Sa i përket lojës së luajtur, pjesa e parë nuk solli asnjë rast, ndërsa në pjesën e dytë, Kongo kishte disa raste të mira që ta mbyllte ndeshjen.
Silas, Chancel Mbemba dhe Fiston Mayele kishin disa raste për Kongon, por që nuk shënuan.
E penallti, Kongo edhe pse ishte në epërsi, e humbi të fundit, ndërsa Afrika e Jugut u kthye dhe fitoi ndeshjen me 11 metërsha. /Telegrafi/
South Africa win third place in Africa Cup of Nations ??? pic.twitter.com/t9FmsoqGG9
— OneFootball (@OneFootball) February 10, 2024