Stavro Pilo do të vazhdojë aventurën e tij me AEK-un e Athinës. Klubi grek konfirmoi nëpërmjet rrjeteve sociale se mbrojtësi shqiptar ka firmosur rinovimin e kontratës për 4 vjet, duke e zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2030.
Futbollisti i krahut të majtë ka pasur një rol të rëndësishëm në prapavijën e AEK-ut gjatë gjithë sezonit të kaluar, ndërsa me skuadrën athinase ka arritur të fitojë edhe titullin kampion në Greqi.
Të lidhura
None found
Kontributi i tij spikati gjithashtu në Conference League. Pilo dha asistin vendimtar në suksesin 3-1 që ekipi i tij regjistroi kundër Rayo Vallecanos.
Te gjigantët grekë aktivizohet edhe një tjetër lojtar i Kombëtares shqiptare, portieri Thomas Strakosha, i cili po ashtu konsiderohet pjesë kyçe e formacionit titullar.
Në përfaqësuesen kuqezi, Pilo debutoi më 26 mars të këtij viti, pasi ish-trajneri Sylvinho i besoi një vend në gjysmëfinalen e “play off”-it të kualifikueseve të Kupës së Botës. Mbrojtësi bën pjesë edhe në planet e trajnerit Rolando Maran, me teknikun italian që e grumbulloi për ndeshjen miqësore ndaj Izraelit.
