A ka hequr dorë Barcelona nga Morata?

Emri i Alvaro Moratas është vënë në dukje me këmbëngulje si një shans për Barcelonën, katalanasit kanë hequr dorë nga përpjekjet për të siguruar spanjollin gjatë merkatos së dimrit.

Sipas Mundo Deportivo, emri i Moratas ka gëzuar trajnerin Xavi Hernández, i cili ishte në kërkim të një sulmuesi por lojtari është i huazuar nga Atletico Madrid te Juventus dhe Colchoneros duan 40 milionë euro për të.

Barça tani do të analizojë opsione të tjera në përpjekje për të forcuar repartin e sulmit.


Shtuar 14.01.2022 18:43