A jeni i kënaqur me ekipin? Mourinho: Vetëm Pochettino është trajneri i lumtur

Mourinho e ka nisur me fitore aventurën e tij te Roma, pasi mposhti 3-1 Fiorentinën në javen e parë.

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit kalimtar të verës më 31 gusht, trajneri u pyet nëse i duheshin akoma mesfushorë për të kompletuar ekipin.

“Kur them se çdo gjë mund të ndodhë në treg, dua të them që dera është e hapur si për hyrje ashtu edhe për dalje, gjasat janë më të mëdha që të ketë largime”.

Portugezi gjithashtu u pyet nëse është i lumtur me futbollistët që ka në ekip.

“A njihni ndonjë trajner që është plotësisht i kënaqur me skuadrën e tij? Ndoshta Mauricio Pochettino, por askush tjetër”, tha Jose Mourinho për Sky Sport Italia.

Paris Saint-Germain transferoi Lionel Messin, Gianluigi Donnarumma, Sergio Ramos dhe Georginio Wijnaldum këtë verë si agjentë të lirë, ndërsa shpenzoi 70 milionë euro për Achraf Hakimin.


Shtuar 25.08.2021 19:57