Manchester City arriti të mposhte 6-3 United në derbin e javës së kaluar në Premier League. Një fitore shumë e rëndësishme për “Qytetarët”.
Pas këtij triumfi mesfushori belg, Kevin De Bruyne, dhuroi dy asiste, duke qenë një nga lojtarët protagonist, teksa pas ndeshjes mori një dhuratë që as nuk e kishte imagjinuar.
Disa ditë pas derbit të madh të qytetit, De Bruyne u shfaq në podcastin “Mid Mid” në kanalin “Play Sports”, dhe drejtuesi vendosi të bënte një shaka me të dhe i dhuroi një fanellë të United.
Mesfushori belg fillimisht qeshi, më pas u ndie në siklet kur mori fanellën dhe pa emrin dhe numrin 17.
“A duhet t’i vë flakën tani?”, tha De Bruyne, duke shtuar: “Shumica e ëndrrave janë iluzione”.
Drejtuesit, padyshim një tifoz i United, ra dakord me De Bruyne se ai mund të ëndërronte vetëm që mesfushori belg dhe një nga futbollistët më të mirë në botë të vishte ndonjëherë fanellën e Djajve të Kuq./albeu.com/
?️ “Do I burn it now?”
? Kevin De Bruyne gets gifted a Man Utd shirt… pic.twitter.com/jHNFomqkha
— ODDSbible (@ODDSbible) October 7, 2022