A do të rikthehet në UFC? Khabib Nurmagomedov zbulon të ardhmen e tij

Ish-kampioni i botës në peshën e lehtë në UFC, Khabib Nurmagomedov i ka bërë publike planet e tij në këtë sport

Ai ka folur për ligën e krijuar prej tij, Eagle FC, duke u shprehur se synon që kjo ligë të mbledhë sa më shumë sportistë që nuk gjejnë dot hapësirë në UFC, ku president është Dana White.

Nurmagomedov ka deklaruar se për këtë ligë ka nënshkruar amerikani Kevin Lee, i lënë nga UFC së fundmi prej Dana White.

Ai konfirmoi edhe peshat ku do të luhen ndeshjet e MMA-s, duke thënë se do të ketë disa pesha të reja.

“Do të ketë mjaft të reja dhe shumë sportistë nga e gjithë bota mund të gjejnë veten e tyre pranë Eagle FC. Më 22 janar do të organizojmë një event të madh në Majemi. Me ne do të jenë edhe Antonio Silva, Tyrone Spong, Rashad Evans etj”, u shpreh Khabib Nurmagomedov.

Duket qartë që Khabib (29 fitore, zero humbje në kafaz) kërkon të rivalizojë UFC-n e Dana White, pasi eventi i tij në Majemi do të organizohet në të njëjtën ditë më eventin UFC-270, që zhvillohet në Kaliforni.


Shtuar 18.12.2021 09:25

Tags: ,