A do të luajë Eriksen në Kupën e Botës? Hjulmand shuan dyshimet

Tashmë dihet se Eriksen po punon fortë për t’u rikthyer në fushën e lojës.

Ai ende është pa një ekip, por kohët e fundit disa klube janë interesuar për të. Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand është shprehur rreth situatës së Eriksen-it.

“Unë shpesh diskutoj me Eriksenin për situatën e tij aktuale. Ai është duke punuar shumë që të rikthehet në fushën e lojës për të treguar magjinë e tij.

Jam i sigurt se ai do të rikthehet shumë shpejtë në fushën e blertë. Eriksen mund të luajë në të gjitha skuadrat në botë nëse i rikthehet formës së tij të mëparshme.

Nëse ai gjenë një ekip dhe fillon të luajë, Eriksen do të thirret për Kupën e Botës”, këto kanë qënë fjalët e trajnerit të kombëtares daneze./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 20:28