Mbetet për tu vendosur e ardhmja e Cristiano Ronaldos. Pas eliminimit nga Europiani, portugezi duhet të mendojë për Juventus. Palët presin oferta.
E ardhmja e tij varet nga vendimet që do të marrin Manchester United, Psg dhe Real Madrid, 3 klubet që kanë shfaqur interesim në të shkuarën dhe janë në gjendje të paguajnë rrogën e portugezit.
Për këtë temë foli edhe Paolo Condò, gazetar i Sky Sport i cili para ndeshjes Belgjikë-Portugali u shpreh:
“Ronaldo është i destinuar të qëndrojtek Juventus. Asnjë në Europë nuk mund ti garantojë rrogën aktuale. Ai pretendon gjithmonë atë shifër, prandaj do të qëndrojë në Torino”- përfundoi Condò.