Armando Broja duhet të presë për të debutuar me Southampton në Premier League.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili ka kaluar në huazim nga Chelsea te “Shenjtorët”, nuk do të grumbullohet as për duelin kundër Manchester United.
Të lidhura
None found
Trajneri Ralph Hasenhuttl ka sqaruar edhe pse do të ndodhë diçka e tillë. “Kemi vënë re që javën e shkuar se Brojës i duhet pak kohë të ambientohet në skuadër. Gjithashtu duhet të përshtatet me stilin e lojës që bën Southampton.
Presioni për të është pak më i madh se ai që ka Adam Armstrong, por sigurisht Broja është një lojtar i ri dhe ka cilësi që na duhen. Ndaj do i japim kohën që i duhet”, është shprehur trajneri i Southampton.
