9 sulmues në listë, por Shqipëria godet vetëm 1 herë portën në 2 ndeshje

Sylvinho ftoi 9 sulmues për miqësoret e marsit. Asnjë gol nuk u shënua, teksa ndeshjet u humbën 0 me 3 ndaj Kilit dhe 1 me 0 kundër Suedisë.

Seferi, Uzuni, Arbër Hoxha, Muçi, Asani, Muçolli, Cikalleshi, Manaj dhe Broja ishin lojtarët që morën ftesë për repartin ofensiv.

Të lidhura

None found

Të gjithë patën minuta në këmbët e tyre, por pa rezultuar efikas.

Ndaj Kilit madje nuk pati asnjë goditje në portë. Në anën tjetër kundër Suedisë u regjistrua vetëm 1.

Kjo tregon ngërçin që kaloi Kombëtarja në gjetjen e golit gjatë këtyre dy ndeshjeve. Braziliani Sylvinho padyshim që do e ketë të vështirë, për të zgjedhur cilët do të besohen për në Europian, ku numri i sulmuesve duhet të jetë më i pakët.


Shtuar 26.03.2024 20:49