Messit i skadon sot kontrata me Barcelonën, a do rinovojë?

Lionel Messi do t’i skadojë sot pas mesnate kontrata me Barcelonën.

Messi ende nuk është pajtuar për vazhdim të kontratës dhe do të jetë lojtar i lirë nga 1 korriku.

Te Barcelona janë shprehur optimistë se Messi do ta vazhdojë kontratën.

Messi te Barcelona mban gjitha rekordet kryesore. Ai ka fituar gjashtë herë “Topin e Artë”, është lojtari i vetëm që ka fituar “Topin e Artë”, çmimin e futbollistit të vitit nga FIFA, trofeun “Pichichi” dhe “Këpucën e Artë” të gjitha në një stinor. E bëri këtë në ediconin 2019/2020.

Mban rekordin për gola në një stinor në gara zyrtare, gjithsejt 73 në sezonin 2011/12.

Rekordin për gola brenda një viti kalendarik, gjithset 91 në vitin 2012.

Mban rekordin për gola të shënuara me një gol. Ka realizuar 672 gola për Barcelonën, duke e thyer rekordin e Peles me Santosin, që shënoi 643 gola mes viteve 1956 dhe 1974.

Ka rekordin edhe për gola të shënuara në ndeshje rresht në ligë. 33 gola në 21 ndeshje në stinorin 2012/13.

Lojtari me më së shumti tituj vendor dhe ndërkombëtar në Spanjë, 35 sosh. Po ashtu ka barazuar rekordin e Xavit për më së shumi ndeshje me Barcelonën, 767 pikë.

Messi kishte kërkuar të largohej nga Barcelona verën e kaluar, por katalunas nuk e liroi atë. 34-vjeçari te Barcelona gjendet që nga viti 2000.


Shtuar 30.06.2021 12:29