Bekim Balaj është golashënuesi i Superiores në këtë sezon. Sulmuesi shkodran ia doli që në 36 javë kampionat të shënonte 17 gola dhe ka dhuruar edhe 1 asist.,
Plot 6 më shumë se ndjekësi më i afër i tij që është Kristal Abazaj. Pavarësisht se kapiteni i Vllaznisë nuk shënoi në 7 javët e fundit, sërish vendi i parë në listën e golashënuesve nuk u “kërcënua” nga asnjë lojtar tjetër.
Vlen të theksohet se 9 nga 17 golat e shënuar i ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Gjithsesi kjo pak rëndësi ka, pasi Balaj është tashmë “Këpuca e Artë” e Superiores.
Një trofe personal, por tashmë sulmuesi shkodran do të ketë një detyrë të ëvshtirë në finalet e “Final – Four”, të tentojë të fitojë titullin me skuadrën qytetit të lindjes.