574 ditë pa fitore në Derbi, Tirana endet me “laps” në dorë për të ngjyrosur qytetin

Tirana nuk fiton një ndeshje derbi me Partizanin, prej 2 tetorit të vitit 2022. Asokohe bardheblutë triumfonin 0 me 2, ndërsa të dy golat shënoheshin nga Redon Xhixha.

Prej atëherë dhe deri në takimin e radhës mes dy skuadrave, mbushen plot 574 ditë. Tirana do të kërkojë të thyejë Partizanin, që në 6 ndeshjet e fundit ka fituar 4 prej tyre.

Tirana do e presë Partizanin më 28 prill ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Aktualisht të kuqtë mbajnë vendin e tretë në renditje, ndërsa bardheblutë atë të katërt me 5 pikë më pak.


Shtuar 21.04.2024 19:36