5 super klubet më të shtrenjta në Europë

Mançester Siti është skuadra më e kushtueshme në Europë dhe për t’u formuar, janë shpenzuar 1.08 miliardë euro nga drejtuesit e klubit.

Referuar Observatorit të Futbollit “CIES”, kampionët e Premier Ligës janë në vend të parë, ndërkohë që vetëm në muajin gusht u shpenzuan 117 milionë euro për të blerë Xhek Grilish nga Aston Vila.

Në vend të dytë është Junajtid, që gjithashtu e ka thyer kufirin prej 1 miliardë eurosh këtë verë, pasi bleu për 81 milionë Xheidon Sançon. Vlera e “Djajve të kuq” është 1.02 miliardë euro.

Ndjek PSG-ja, që shpenzoi 231milionë euro për brazilianin Nejmar në verën e 2017, kur e bleu nga Barça.

Drejtuesit parisienë janë treguar të kujdesshëm me harxhimet, duke marrë këtë verë emra si Leo Mesi, Serxhio Ramos, Donaruma dhe Vijnaldum pa shpenzuar një cent. PSG kushton 939 mln euro, me një diference të dukshme me Real Madridin në vend të katërt që ka shpenzuar 787 mln euro për ekipin.

“Galaktikët” nuk po shpenzojnë më si dikur, edhe pse ishin gati të bënin çmenduri për Kilian Mbapenë këtë verë.

Kampionët e Europs në fuqi, Çelsi renditet në vend të pestë. Ata kanë harxhuar 780 mln euro, ndërsa në gusht shpenzuan 115 mln euro për kartonin e Robmelu Lukakut.


Shtuar 9.09.2021 13:38