Shqipëria barazoi mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë u mbyll 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë.
Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.
Pas ndeshjes foli për mikrofonin e Klan TV trajneri Sylvinho.
“Mendoj se kemi bërë ndeshje shumë të mirë. Me të gjithë respektin për Kroacinë, që në 7-8 vitet e fundit kanë bërë paraqitje të shkëlqyer.
5 minutëshi i fundit do të mbetet në memorjen e të gjithë botës. Mund të kishim mbyllur ndeshjen, pastaj pësuam 2 gola të shpejt, por ato 5 minuta do mbahen mend gjithmonë.
Do jetë ndeshje që do e mbajmë mend gjithë jetën. Kemi një grup të ri në dhomat e zhveshjes me të ardhme.
Mendoj se paraqitjen e vendos në fund rezultati se po të kishte hyrë topi i Manaj do ishim këtu duke folur ndryshe.
A e di si përmirësohet pësimi i golave shpejt? Ne mund të përmirësohemi duke luajtur kështu ndeshjesh.
Kemi shumë lojtarë të rinj, Mitaj, Bajrami, Muçi, kemi shumë lojtarë të rinj që po marrin eksperiencë.
Nesër shohim ndeshjen e Spanjës me Italinë pastaj flasim.”