5 kampionatet më të mira në Evropë sipas UEFA-s

Skuadrat italiane dështuan në dy garat më të mëdha evropiane Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Asnjë skuadër nuk ka arritur në gjysmëfinale, derisa vetëm Roma mbanë nderin e italianëve ku ka arritur në gjysmefinalen e Ligës së Konferencës.

E duke marrë parasysh formën formë e dobët të skuadrave italiane në Evropë, tani Bundesliga ia ka kaluar në ranglistën e UEFA-s.

Kampionati gjerman tani zë vendin e tretë, duke larguar italianët në vendin e katërt në renditje.

Ndërkohë në vendin e parë vazhdon të qëndrojë e para  Premier League e ndjekur nga La Liga.

Vendin e pestë e mban Ligue 1.

Shtuar 15.04.2022 20:07