483 gola në 87 ndeshje, njihuni me “fenomenin” e ri të Milanit

Milani ka një  “fenomen”. Bëhet fjalë  për 13 vjeçarin, Francesco Camarda, i cili ka statistika të frikshme.

Camarda ka regjistruar 247 gola në 40 ndeshje në sezonin 2017/18.

Formën e mirë 13 vjeçari e ka vazhduar edhe në sezonin 2018/19, ku në 31 ndeshje ka shënuar 172 gola dhe në sezonin 2019/20, në 16 ndeshje kishte regjistruar 64 gola.

Në përgjithësi, ylli i akademisë së Milanit, ka regjistruar 483 gola në 87 ndeshje mbi emrin e tij, ku mesatarisht 13 vjeçari ka shënuar 5.5 gola për ndeshje. /albeu.com/

View this post on Instagram

A post shared by Albeu Sport (@sportalbeu)


Shtuar 6.10.2021 12:25