46% shanse për të fituar: Superkompjuteri zgjedh fituesin e mundshëm të El Clasico-s

Këtë të dielë do të shihet El Clasico e parë e sezonit, këtë herë në Santiago Bernabeu.

Ndeshja e ardhshme do të përcaktojë liderin e ligës. Me Barcelonën që aktualisht kryeson me golaverazh, katalanasve do t’u mjaftonte edhe një barazim. Nëse Real Madridi dëshiron të kalojë rivalët e tij dhe të zërë vendin e parë, Madridit i duhet një fitore.

Dhe algoritmi FiveThirtyEight parashikon që Madridi ka më shumë gjasa të fitojë:

Një fitore e butë vlerësohet në 46%, fitorja e Barçës në 30%, dhe një barazim në 24%.

Të dyja skuadrat janë të pamposhtura në ligë deri më tani.

Sa real mendoni se është ky parashikim? /G.D albeu.com/


Shtuar 14.10.2022 22:50