Kushton 30 mijë euro në ditë, kjo është rezidenca spektakolare ku po pushon Messi

Kjo është vila “Sa Ferradura”, ishulli spektakolar ku po pushojnë Lionel Messi dhe Cesc Fabregas, bashkë me familjet e tyre. Një mrekulli e vërtetë, që shumë pak mund ta aksesojnë, sepse kushton plot 30 mijë euro ditë-nata (24 orë).

Pushimet mbas sezonit të gjatë e të lodhshëm kanë mbërritur për futbollistët, që janë nisur në destinacionet e tyre të preferuara për të kaluar pak kohë me familjet dhe miqtë. Rasti me Lionel Messin nuk është ndryshe, pasi ylli i Paris Saint-Germain ka fluturuar në Ibiza me gruan e tij, Antonella Roccuzzo, dhe fëmijët për pushime.

Antonella ka ndarë në Instagram disa foto nga pushimet e saj me Messin. Ajo që duhet theksuar është se Messit në pushime iu bashkua edhe ish-shoku te Barcelona, Cesc Fabregas dhe gruaja e tij Daniella Semaan.

Të dyja familjet thuhet se kanë marrë me qira një jaht 60.000 £ në javë për të shëtitur në Mesdhe. Tre djemtë e Messit, Mateo, Thiago dhe Ciro, u pane gjithashtu në fotot që janë shfaqur në rrjetet sociale, ndërsa mund të shihen edhe tre fëmijët e Fabregas, vajzat Lia dhe Capri, si dhe djali Leonardo.

Messi nuk pati sezonin më të mirë me PSG-në, pasi u detyrua të largohej nga Barcelona për shkak të problemeve financiare në fund të merkatos së së verës së vitit të kaluar. Superylli argjentinas nuk shfaqi nivelin e standardit të tij te gjigantët francezë.

Megjithatë, me kombëtaren e Argjentinës, Messi dukej në maksimumin e tij absolut, teksa udhëhoqi Albiceleste drejt titullit të “Finalissima”, duke mposhtur Italinë 3-0. Ndeshja e pa Messin duke luajtur një rol me ndikim, madje duke u shfaqur si “Lojtari i Ndeshjes” në këtë finale.

Pas një sezoni të përzier me PSG-në, në të cilin Messi fitoi vetëm titullin e Ligue 1, ndërsa shënoi vetëm 11 gola në të gjitha garat, disa raporte thonë se roli i 34- vjeçarit në klub mund të ndryshojë sezonin e ardhshëm.

“FootMercato” ka raportuar se Messi mund të përdoret si numri 10 te PSG. Megjithëse nuk është e qartë se nën drejtimin e cilit trajner do të luajë Messi sezonin e ardhshëm, me Mauricio Pochettino tashmë të shkarkuar, është raportuar se Christophe Galtier mund të jetë ai që do t’i drejtojë gjigantët francezë.