30 milionë euro për Dumfries, gjigantët e Anglisë kanë gati çekun

Dumfries erdhi tek inter si zëvendësuesi i Hakimit, gjë për të cilën tifozët zikaltër nuk e pritën mirë këtë zëvendësim, pasi Hakimi ishte në një formë të jashtëzakonshme me Interin.

Por disa kohë zgjati periudha e keqe e Dumfries, pasi holandezi filloi duke u ambientuar dhe duke shpërthyer. Filluan asistimet dhe golat, kështu ai fitoi zemrat e tifozëve.

Por tashmë forma e tij e mirë në këtë sezon me Interin, ka bërë që disa klube të shfaqin interes për të. Manchester United, sipas “interista”, është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për anësorin holandez./ h.ll/albeu.com

Shtuar 27.06.2022 17:10