2 ndeshje mes tyre në histori, Skënderbeu “makth” për shijakasit

Erzeni në “Egnatia Arena” do të presë Skënderbeun për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 24-të të Superiores. Kjo përballje do të luhet ditën e shtunë në orën 13:30 dhe të dyja ekipet kanë detyrim fitoren.

Korçarët në bazë edhe të përballjeve direkte shihen si favoritë, teksa dy ekipet janë përballur vetëm 2 herë në histori mes tyre. Në të dyja takimet skuadra e Ivan Gvozdenovic ka dalë fituese.

Në sfidën e parë mes tyre kanë fituar 2-1, ndërsa në duelin e dytë kanë triumfuar 1-0. Shijakasit do të tentojnë “hakmarrjen” ndaj korçarëve dhe synojnë rikthimin te fitorja në kampionat. /newsport.al/


Shtuar 15.02.2024 13:01