18 milion euro për 18 muaj, Navas kushte PSG-së për largimin te Napoli

Keylor Navas i kërkon PSG-së 18 milionë euro kompensim për 18 muajt e mbetur të kontratës së tij me parisienët, sipas raportimeve në Itali.

Nesër priten bisedime të reja mes PSG-së dhe Jorge Mendes për të diskutuar ndërprerjen e kontratës së Keylor Navas (skadon në 2024).

Marrëveshja me Napolin është në pritje për këtë çështje.

Napoli gjithashtu është duke u marrë edhe me një tjetër transferim të bujshëm, atë të C.Ronaldos./albeu.com


Shtuar 29.08.2022 12:40

Tags: , ,