Haaland i jep fitoren në limit Dortmundit (VIDEO)

Borussia Dortmundi ka fituar 3-3 kundër Hoffenheimit.

Erling Haaland dhe dy të rinjtë, Giovanni Reyna e Jude Bellingham, i shënuan golat e fitores së dytë të sezonit, derisa për Hoffenheimin ishte disfata e parë.

Reyna pasi bashkëveproi me Bellinghamin në minutën e 49-t, shënoi për 1:0. Gio Reyna njëherësh u bë futbollisti më i ri që arrin shifrën e 50 paraqitjeve në Bundesligë me 18 vjet, nëntë muaj e 15 ditë.

Shifrat i barazoi austriaku Christoph Baumgartner në minutën e 61-t.

Tetë minuta më vonë, Bellingham vetë e ktheu avantazhin e skuadrës pas golit të realizuar.

Në minutën e 90-t, për Hoffenheimin shifrat i barazoi Munas Dabbur dhe u duk se ndeshja do të mbyllej baras.

Por, në aksionin vijues, norvegjezi Haaland u gjend më së miri në zonë dhe ia siguroi pikët e plota skuadrës së tij.

Haalandi u bë golashënuesi më i ri që shënon 43 gola në Bundesligë në vetëm 46 ndeshje.


Shtuar 27.08.2021 22:59