11 vite te Juventusi, këto janë top 10 përforcimet e Paraticit

Fabio Paratici ka mbyllur epokën e tij me Juventusin, pasi këta të fundit nuk kanë zgjatur kontratën e tij pas 11 viteve në klub.

, juParatici vlerësohet të jetë një nga drejtorët sportiv më të suksesshëm në historinë e futbollit.

Vetë transferimet e tij ndër vite, e dëshmojnë një gjë të tillë. Lojtarë sikurse Cristiano Ronaldo, Andrea Pirlo, Federico Chiesa, të gjithë janë transferuar në epokën e Paraticit.

Top 10 përforcimet e epokës së Fabio Paraticit në Juventus: 10. Federico Chiesa, 9. Andrea Barzagli, 8. Gonzalo Higuain, 7. Matthijs De Ligt, 6. Arturo Vidal, 5. Paulo Dybala, 4. Carlos Tevez, 3. Andrea Pirlo, 2. Paul Pogba, 1. Cristiano Ronaldo.

Federico Cherubini do të ketë pozitën e drejtorit sportiv te “Zonja e Vjetër” nga sezoni i ardhshëm.

Juventus ka fituar titullin e Serie A 9 herë në 11 vitet e fundit, e gjithashtu edhe 5 tituj të Kupës së Italisë.


Shtuar 27.05.2021 11:02