11 vite pas “prangave”, Mourinho përballet me Tagliaventon (FOTO LAJM)

E kush nuk e mban mend gjestin e prangave të Jose Mourinhos në vitin 2010 me Interin kur trajneri portugez për të kundërshtuar arbitrimin e ndeshjes ndaj Sampdorias bëri veprimin që do të mbahet mend gjatë.

Tashmë i rikthyer në Serinë A në drejtim të Romës, tekniku portugez zhvilloi një test miqësor me verdhekuqtë në “Trigoria” me dyer të mbyllura për tifozët të cilën e fitoi 2-0 dhe njëri prej golave u shënua nga Kumbulla.

Ajo që ra në sy ishte përbalja në dhomat e zhveshjes me Paolo Tagliaventon, pikërisht arbitri që “masakroi” zikaltërit të cilët e fituan atë ndeshje me 9 lojtarë dhe që detyroi “Special One” të ngrinte duart me shenjën e prangave.

Ish-arbitri Italian tanimë është zv/presidenti i Ternanas dhe takimi mund të themi që ishte miqësor pa u rikthyer në të kaluarën por edhe nga foto siç duket, Mourinho nuk është shumë entuziast për përballjen me ish gjyqtarin nga Terni. /albeu.com/


Shtuar 19.07.2021 18:07