Edon Zhegrova po jeton një nga momentet më të mira në karrierën e tij futbollistike.
Lojtari “dardan” po shkëlqen me Lillen në Ligue 1, teksa ka arritur të shënojë 11 gola dhe të dhurojë edhe 9 asiste në këtë sezon.
Paraqitjet e shkëlqyera të 25-vjeçarit kanë rënë në syrin e shumë skuadrave të tjera që tashmë kërkojnë shërbimet e tij.
Merkatojë e verës pritet të jetë mjaft e zhurmshe për të, ku me shumë gjasa Zhegrova mund të transferohet në një tjetër kampionat dhe Lille të mbushë arkat nga shitja e tij.
Sipas mediave italiane Juventusi dhe Napoli janë dy ekipet italiane që do të “luftojnë” mes tyr epër shërbimet e lojtarit “dardan”.
Aurelio De Laurentiis dhe Cristiano Giuntoli do të duelojnë “kokë më kokë” mes tyre për Zhegrovën se cili do t’ia dalë të bindë francezët me ofertën e tyre.