10-të humbjet me turpëruese të Barcelonës në Champions

Barcelona ndonëse ka qenë në formë të jashtëzakonshme nuk është se ka pasur ndonjë sukses në Ligën e Kampionëve në katër vitet e fundit.

Blaugranët kanë mundur të ‘shkelin’ çdo skuadër në La Liga, por në Champions kanë pësuar humbje drastike, madje dhjetë herë.

Gjithçka nisi në vitin 2017 ndaj Paris Saint German, ku u mposhtën me rezultat të thellë 4-0 në ‘Parkun e Princave’, ani pse në atë kohë në formacion ishij Messi, Neymar dhe Iniesta.

Gjithsesi ‘kataluansit’ rikthyen rezultatin në ‘Camp Nou’ duke fituar me rezultat 6-1.

Tri javë me vonë Barca u mposht nga Juventusi 3-0, duke u eleminuar kështu nga gara.

‘Blaugranët’ patën edhe disa humbje tjera me rezultat të thellë, si ajo kundër Romës në vitin 2018 ku humbën 3 me 0, pastaj u mposhtën nga Liverpooli 4-0 në po të njëjtin vit.

Në 2020 Barcelona u mposht nga Bayern Munich me rezultat të turpshëm 8-2, sërish u mposhtën nga Juve 3-0, pastaj nga PSG 4-1.

Në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, Barca u mposht nga Benfika dhe nga Bayern Munich dy herë me rezultat 3-0.

Blaugranët të mërkurën mbrëma u eleminuan nga Liga e Kampionëve dhe tani do të vazhdojnë garën ne Ligën e Evropës.

Kujtojmë që Barcelona nuk është duke kaluar në formë aspak të mirë as në La Liga, duke u pozicionuar në vendin e shtatë me 23 pikë të arkëtuara deri tani.


Shtuar 12.12.2021 10:22