Kukësi duket se ka marrë rrugën për në Kategorinë e Parë. Verilindorët si asnjëherë më parë që nga ngjitja në elitë nuk ka bërë kaq keq. Skuadra e cila momentalisht drejtohet nga Bledar Devolli mban vendin e fundit në klasifikim me vetëm 19 pikë, plot 7 pikë nga vendi i 9-të që mbahet nga Erzeni.
Kukësi nuk e nisi aspak mirë këtë sezon, teksa deri më tani ka ndërruar plot 4 trajnerë. E nisi me Rraman Hallaçin, më pas Stavri Nica e Emiliano Çela dhe tashmë Devolli. Mbijetesa është bërë shumë e vështirë pasi tashmë çdo pikë e humbur “dhemb” shumë.
Të gjithë në Kukës shpresonin që skuadra të ndryshojë, por verilindorët janë një ekip i brishtë. Viti 2024 është skandaloz për ta, pasi në 8 ndeshje në Superiore nuk kanë munduar të marrin asnjë pikë.
Në të gjitha sfidat janë mposhtur dhe tashmë duket e vështirë për të mbijetuar ndonëse matematika ende i mban në lojë, por verilindorët janë me një ‘këmbë” në Kategorinë e Parë.