“Ai nuk vdiq, ata e vranë”, protesta masive në Argjentinë për vdekjen e Maradonas

Argjentinasit dolën në rrugë të mërkurën për të kërkuar drejtësi për Diego Armando Maradonan, pasi vdekja e ikonës së futbollit në nëntor dyshohet se ndodhi për shkak të neglizhencës në kujdesin e tij.
“Ai nuk vdiq, ata e vranë atë!” – thanë organizatorët e kësaj proteste.
“Drejtësi për Diegon. Gjykim dhe dënim për fajëtorët”.
Në këtë protestë morën pjesë edhe ish-gruaja e Maradonas, Claudia Villafane dhe dy vajzat e tij, Dalma dhe Gianinna.
Maradona, një fitues i Kupës së Botës me Argjentinën, vlerësohet si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai arriti pëlqimin e vendit të tij, pavarësisht se ishte në varësi nga droga dhe alkooli.
Një bord mjekësor, me kërkesë të departamentit të drejtësisë, u takua të hënën për të analizuar vdekjen e Maradonas. Legjenda, kishte probleme serioze me shëndetin dhe po shërohej nga operacioni i trurit, kur ndërroi jetë në perideri të Buenos Aires.
Hetuesit po shikojnë nëse anëtarët e ekipit mjekësor nuk e trajtuan në mënyrë adekuate ish-yllin e futbollit.

Shtuar 11.03.2021 10:03