Zjarri në një pallati në Korçë, Policia zbardh detaje: E asfiksuar një e moshuar…

Detaje të reja nga incidenti në Korçë, ku apartamenti në katin e parë të një pallati në unazën e qytetit është përfshirë nga flakët.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se nga tymi ka mbetur e asfiksuar një 64-vjeçare, e cila është dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

“Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesen e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rëneis së zjarrit”- thuhet në njoftim.


Shtuar 3.02.2024 08:24