Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një pallati në lagjen “11 janari” në Fier, duke shkrumbuar një banesë.
Operacioni për shuarjen e zjarrit ka qënë i vështirë pasi pallati nuk ka hapësira për ndërhyrje të tilla. Forcave zjarrfikëse u është dashur të ngjiten nga pjesa e jashtme e pallatit për ta arritur në vatren e zjarrit.
Në këtë mënyrë ata arritën të neutralizojnë zjarrin duke shmangur përhapjen e tij në pjesën tjetër të pallatit. Po hetohet për shkaqet e zjarrit, por dyshimet janë se ka ardhur nga një defekt në pajisjet e gatimit.