Një zjarr është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Moravë.
Si pasojë e erës zjarri është përhapur me shpejtësi. Efektivë të shumtë zjarrëfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kane bërë të mundur një kohë shumë të shkurtër fikjen e zjarrit.
Bëhet me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se po punohet për identifikimin e autorëve. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, shkurre e ferra, ndërkohë që fatmirësisht zjarri nuk përparoi drejt banesave të zonës.