Zhduket e mitura në Vlorë, nëna italiane “alarmon” policinë

Një vajzë 15-vjeçare nga Italia, është zhdukur në Vlorës.

Ka qenë nëna e vajzës M. G., 39 vjeçe ajo e cila ka denoncuar në polici se vajza e saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Njoftimi:

Më datë 20.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja italiane M. G., 39 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka kallëzuar se vajza e saj 15 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 15-vjeçares.


Shtuar 21.12.2022 13:08