Paratë e dy javëve të para të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste do të përdoren për të mbjellë fidanë në bashkitë e Shipërisë, kështu bëri me dije sot kryeministri, Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se paratë e dy javëve të para të fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste do të përdoren për të blerë dhe mbjellë fidanë në bashkitë e Shqipërisë.
Rama u ka dërguar n jë letër të gjithë kryetarëve aktualë të bashkive në vend, përfshirë të vetmin opozitar në pushtetin vendor, kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia, ku i kërkon që të bashkëpunojnë për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët.
“Partia Socialiste dëshiron të zhvillojë përveç aktiviteteve të tjera edhe mbjellje pemësh në territorin e bashkisë tuaj. Për sa më lart, duke shpresuar se ju do ta pranoni donacionin e Partisë Socialiste, ju lutem të na vini në dispozicion një kontakt pune, që të informohemi për pikat e mundshme të mbjelljeve, si edhe të sigurohemi për përgatitjen e nevojshme të truallit për t’u mbjellë”, thuhet në letrën e firmosur nga Rama.
Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama njoftoi nismen e PS-së përmes të cilës gjysma e paarave të parashikuara për fushatën e likaleve të 14 majit do të shoenzohen për të mbjellë pemë./albeu.com/