Presidenti i Ukrainës ka folur për herë të parë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kur Rusia pushtoi vendin e tij. Ai iu drejtua këshillit duke i thënë se Rusia ka vrarë civilë dhe ka përdhunuar gra.
Komentet e Zelensky pasojnë vizitën e tij në qytetin Bucha të hënën, ku u panë trupat e civilëve të vdekur ukrainas. Ai akuzon Rusinë për kryerjen e gjenocidit, ndërsa shton se njerëzit u qëlluan në rrugë, në shtëpitë e tyre, u hodhën në puse dhe u shtypën me tanke vetëm për kënaqësinë e ushtarëve rusë.
Ai përsërit pretendimin e tij se veprimet e rusëve janë shumë të ngjashme me ato të grupit terrorist ISIS, dhe se propaganda e Presidentit Putin kërkon të eksportoje urrejtjen e tij në vende të tjera përtej Ukrainës.
“Ku është siguria që duhet të japë këshilli i sigurisë? Ku është paqja? Ku janë ato garanci që OKB-ja duhet të sigurojë?” pyet ai, teksa thotë se bota duhet të shohë ende se çfarë krime të mëtejshme lufte mund të ketë kryer ushtria ruse në pjesë të tjera të Ukrainës, përveç vrasjeve në Bucha.
“Gjeografia mund të jetë e ndryshme, por mizoria është e njëjtë, krimet janë të njëjta dhe përgjegjësia duhet të jetë e pashmangshme,”, tha ai.